Sfida e ekonomisë shqiptare, Bushati dhe Kadia përplasin pikëpamjet e tyre
Banka Botërore në parashikimin e saj për rënien ekonomike të këtij viti ka thënë se ajo do të jetë 8.4% nga 5% që ishte parashikimi i fillimit. 8.4% do të thotë rreth 1 miliardë dollarë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati thotë se, ky është një viti më i vështirë për Shqipërinë nga pikëpamja ekonomike pasi pati kombinimin e dy efekteve të mëdha negative si tërmeti dhe pandemia.
“Viti më i vështirë për nga pikëpamja ekonomike për Shqipërinë pasi kemi të bëjmë me kombinim të efekteve të pakontrollueshme. Nuk ka pasur asnjëherë kombinim të këtyre efekteve”, tha z. Bushati.
Por deputeti socialist thotë se me kalimin e pandemisë, ekonomia do të njohë rritje. “Shumë shpejt do të kemi një ngritje në formë V në momentin kur pandemia kryen ciklin e saj”, tha ai.
Për ekspertin e ekonomisë, Besar Kadia shumë prej ndërhyrjeve të qeverisë mund të ishin bërë më shpejt për të ulur efektin negativ, por ajo që është më rendësi sipas tij ka ë bëjë me problemet strukturore të ekonomisë.
“Ekonomia shqiptare sot ka ekspozuar të gjitha problemet strukturore afatgjatë. Kemi nga vitit 2011 një ekonomi me performacë jo të mirë ose të plogësht”, tha ai.
Për rimëkëmbjen, deputeti i PS-së Bushati thotë se mund të rritet sërish niveli i borxhit.
“Ky është momenti që borxhi do të rritet. 81% e borxhit publik nuk është alarmant, pasi në vende të zhvilluara borxhi parashikonte të arrijë deri në 130% të GDP-së’, tha ai.
Por ndryshe mendon, Besart Kadia, i cili vë theksin tek aftësia për të paguar detyrimet.
“Nuk ka rëndësi niveli i borxhit, ka rëndësi detyrimi. Mund të shkojë borxhi 200% por duhet të kesh një ekonomik konkurruese. Për ne si ekonomike e vogël kjo është e rrezikshme”, tha Kadia.
Të ndarë në mendime Bushati dhe Kadia ishin edhe mbi efektin e rindërtimit në ekonomi.
“Injektimi për rindërtimin do ta ndihmojë ekonominë”, tha Bushati. “Nuk do të ketë asnjë efekt në ekonominë shqiptare, është optimizëm i pajustifikuar”, deklaroi Kadia.
Intervista e plote:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
- 16:50 Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n