Sfida e sezonit në Itali, Napoli pret Juventusin
Napoli kërkon fitoren ndaj Juventusit për të vijuar shkëputjen nga vendi i dytë në kampionat.
Kryendeshja e javës së 18-të të serisë A luhet në stadiumin Diego Armando Maradona, i cili pritet të jetë i tejmbushur.
Të dyja skuadrat vijnë në një formë të mirë, me bardhezinjtë të cilët nuk e vendosin në diskutim fitoren prej 8 ndeshjesh në të cilat kanë grumbulluar plot 24 pikë.
Në anën tjetër, Napoli ka vetëm një humbje gjatë gjithë kampionatit, atë të pësuar ndaj Interit më 4 janar të këtij viti.
Problem për skuadrën e Alegrit mbeten dëmtimet, plot 8 lojtarë të cilët nuk janë të disponueshëm në përballjen me Napolin. Në anën tjetër situata duket e qetë, me luksin e Spaletit që mund të hyjë në fushë me grupin e plotë.
Favoritë për fitimin e përballjes janë napoletanët, duke parë këtu dhe formën sezonale të tyre. Në 5 përballjet e fundit, 2 janë fituar nga Juventus, 2 nga Napoli dhe njëra është ndarë në barazim, ajo e janarit të 2022-shit.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo