English

Sfida me Gjeorgjinë| Shiten të gjitha biletat, stadiumi ‘Air Albania’ sërish plotë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, të martën, në orën 20:45.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

Pra sipas FSHF, stadiumi do të jetë i mbushur plotë me tifozë kuqezi, që do të jenë në mbështetje të Kombëtares së tyre.

Njoftimi i FSHF:

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45.

Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, Kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

ME JU, NE JEMI 12!

Të gjithë në mbështetje të ekipit Kombëtar. Forca Shqipëria!

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?