Sfidat e NATO-s, kreu i operacioneve speciale: Të pakrahasueshme për Aleancën

4 Korrik 2025 | 16:45

Kërcënimet me të cilat përballet NATO po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura, por ato mbeten “të pakrahasueshme” për Aleancën.

Kështu ka deklaruar gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, i cili mori të premten detyrën e kreut të operacioneve speciale të organizatës.

“Janë kohë të vështira. Sfidat me të cilat përballemi ne dhe partnerët tanë po bëhen më komplekse dhe më të ndërlidhura, por ato nuk krahasohen me unitetin dhe synimin që ndajnë vendet e NATO-s”, ka thënë gjeneral Grynkewich gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës në Mons të Belgjikës.

Grynkewich, që u caktua nga presidenti Donald Trump, u konfirmua nga Senati amerikan dhe u aprovua nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë ritmin e paraardhësit të tij, gjeneralit Christopher Cavoli, në transformimin e operacioneve të komandës së NATO-s.

“Aleatët janë gati të mbrojnë kombet tona dhe ne vetëm sa do të përmirësohemi”, ka thënë gjeneral Grynkewich.

Komanda e operacioneve speciale, SACEUR, e drejtuar gjithmonë nga një gjeneral amerikan, është përgjegjëse për planifikimin dhe ekzekutimin e të gjitha operacioneve të NATO-s, përfshirë ato në rast se një vend anëtar sulmohet.

Alexus Grynkewich është me prejardhje bjelloruse. Paraardhësit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara në vitin 1899, për t’i shpëtuar pushtimit të atëhershëm rus.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026