Shahini për provimet e maturës: Debat i çuditshëm dhe i politizuar
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një mesazh drejtuar maturantëve dhe prindërve të tyre, e ka cilësuar debati lidhur me testin e fundit të maturantëve si “të çuditshëm” dhe “të politizuar”. Znj. Shahini ka theksuar se debati po shpërqendron nxënësit nga puna përgatitore për provimet e ardhshme.
“Me sa pashë të premten para ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”, tha ajo.
Sipas ministres, provimet e Maturës Shtetërore nuk penalizojnë nxënësit dhe se synimi është që të matet jo vetëm niveli i njohurive që kanë por aftësia që kanë për të aplikuar këto njohuri që kanë marrë në 12 vite të sistemit arsimor para universitar. Ministrja ka shtuar se, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe Komiteti i Maturës Shtetërore (KOMSH) kanë adresuar të gjitha shqetësimet që janë ngritur nga nxënës dhe mësues për mënyrën se si është zhvilluar Matura Shtetërore këtë javë dhe për dy provimet që do të zhvillohen javën tjetër.
“Provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësit, ato janë të dizajnuar të masin jo vetëm njohuritë e nxënësve që kanë ndërtuar për 12 vite në Arsimin Parauniversitar, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë. Testi PISA, që është standardi i vlerësimeve për nxënësit, bën pikërisht këtë, mat aftësitë e nxënësve për të aplikuar njohuritë e tyre”, tha Shahini.
Lexoni gjithashtu:
Ministria e Arsimit: Do rishihet mënyra e shpërndarjes së notave. Maturantët vijojnë protestën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania