Shahini replikon me pedagogët, Rezart Prifti: Nëse kërkon modernizim të tyre, mos u jep rroga call center-i

19 Qershor 2020 | 07:02

Duke nisur që nga sezoni i ardhshëm shkollor, për t’u pranuar në universitet, si në ciklin Bachelor dhe Master, nxënësit dhe studentët duhet ta kenë mesataren 7. Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini, për rritjen e mesatares për të vazhduar studimet në ciklin e parë dhe të dytë.

Ndryshimin më të madh e ka pësuar pranimi në mësuesi, ku mesatarja e pranimit ka shkuar në 8.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ministrja Besa Shahini ka replikuar me gjithë pedagogët dhe mësuesit që dolën kundër tezës së gjuhës së Letërsisë. Ministrja tha se polemizimi nga ana e stafit pedagogjik, erdhi pasi ata ndihen nën presionin e ndryshimit të metodës  së tyre të punës.

Shahini deklaroi se nxënësit dolën më të aftë se mësuesit e tyre në provimin e gjuhë-letërsisë, ndërsa shtoi se problem mbetet mënyra se si përgatiten mësuesit në universitete. 

Pedagogu Rezart Prifti tha në Euronews Albania se modernizimi për të cilën flet ministrja e Arsimit është Google Translate mbi të cilin po ndërtohen tekstet shkollore sot.

“Në të gjitha universitetet shqiptare, të gjithë librat i ke Google translate, po flas për ato shtetëroret, dhe banale fare, njësoj siç ishte teza e Turit. Të flasësh për modernizimin në një vend ku në njërin krah u thua fëmijëve mos u bullizoni nga rrjetet sociale dhe nga ana tjetër u jep gënjeshtrën e madhe kur u tha se mësimi online është të rrish në Whatsap dhe në Facebook.

Unë nuk dua të jem modern nëse ky është modernizmi”, – tha pedagogu.

Sipas tij fakti që çdo vit, çdo ministër arsimi që vjen merret me mesataren, tregon se nuk e njohin aspak sistemin, problemi i të cilët për të nuk qëndron tek mesatarja.

“Sido që ta bësh mesataren, nuk ka për të ndryshuar gjë në sistem. Është proces edukimi, fakti që cdo vit ti merresh me mesataren tregon se e nuk kupton sistemin”, tha ai.

Teksa iu përgjigj replikës së ministres së Arsimit për modernizimit, z. Prifti i kujtoi ministres se pedagogët paguhen njësoj sa punonjësit e call centera-ve, ndërsa shtoi se është momenti që të vendoset edukimi prioritet.

“Nëse i do modern pedagogët rritu rrogat, rrogat tona kanë ndryshuar për herë të fundit nga koha e Fatos Nanos. Një pedagog sot paguhet njësoj sa një punonjës call center.  Ka ardhur momenti që të vendoset edukimi prioritet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026