“Shakaja më e keqe e 1 prillit”, Ukraina kundër kryesimit të Rusisë në OKB
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kritikuar marrjen e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Rusia si lajm “absurd dhe shkatërrues”.
Sipas tij, kjo e dëshmon “falimentimin e plotë të institucioneve ndërkombëtare”.
Duke folur në orët e vona të së shtunës, 1 prill, Zelensky tha se “ata që janë përgjegjës për terror” nuk duhet të lejohen të kryesojnë organet ndërkombëtare.
“Ushtria ruse vrau një tjetër fëmijë ukrainas, një djalë 5 muajsh nga Avdijivka… Dhe në të njëjtin moment, Rusia kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Zelensky.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba e përshkroi marrjen e presidencës së Këshillit nga Rusia më 1 prill, si pushtimi brutal i Ukrainës, që shtrihet në vitin e dytë si “shakaja më e keqe e 1 prillit në botë”.
Këshilltari presidencial në Ukrainë, Mykhaylo Podolyak, tha se kjo ngjarje ishte “një tjetër përdhunim i ligjit ndërkombëtar”.
“Një ent që bën një luftë agresive, shkel normat e ligjit humanitar dhe penal, shkatërron Kartën e OKB-së, neglizhon sigurinë bërthamore, nuk mund ta kryesojë organin kryesor të sigurisë në botë”, tha Podolyak në Twitter.
Rusia mori presidencën njëmujore, e cila ndërrohet në bazë të një rendi, të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 1 prill – për herë të parë që nga shkurti i vitit 2022, kur nisi luftën e saj të paprovokuar kundër Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin
- 12:36 “Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
- 12:34 Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
- 12:30 Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 12:20 Italia do t’i bashkohet iniciativës ‘Pax Silica AI’ të udhëhequr nga SHBA-të pavarësisht tensioneve mes Trump dhe Melonit
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”