Shakatë e Ramës me Veliajn, Mavros këshillon kryebashkiakun
Presidenti i MRB-së, Dimitris Mavros komentoi në emisionin Barometri në Euronews Albania faktorët që kanë ndikuar në rënien e popullaritetit të Veliajt dhe rritjes së popullaritetit të Këlliçit para zgjedhjeve të 14 majit.
Mavros këshilloi Veliajn të tregohet i kujdesshëm lidhur me shakatë dhe kunjat që shkëmben me kryeministrin Edi Rama, që sipas tij mund të kenë ndikuar negativisht në popullaritetin e tij.
Ai u shpreh se Këlliçi duhet të shtojë informacion racional për strategjinë dhe të ardhmen e tij në bashki, pasi deri tani ka paraqitet vetëm si figurë e dashur politike.
“Popullariteti është pika kryesore ku politikanët kapen. Edhe pse duket sikur po humbet terren, Veliaj është ende një kandidat i fortë. Ai duhet të bëjë diçka në lidhjen me Ramën, është një mjedis shakash dhe kunjash mes tyre dhe nuk e di nëse kjo ndikon pozitivisht për të. Këlliçi, që nuk është në situatë normale, ka mbuluar boshllëqet e njerëzve që nuk e njohin. Këlliçi duhet të shtojë informacion racional për strategjinë dhe të ardhmen e tij në bashki. Ai ka arritur të bëjë vetëm një figurë e dashur si kandidat”, tha Mavros.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë