Shanset për t’u bërë deputet, PS+PD kanë 92 vende të sigurta
2046 kandidatë do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament. Sistemi zgjedhor garanton 92 vende të sigurta nga listat e mbyllura për partitë e mëdha, ndërsa gara do të mbetet e hapur për të gjithë partitë dhe koalicionet për pjesën tjetër të mandateve.
Zgjedhjet e 11 majit mund të sjellin ndryshime në parlament, nga vota e diasporës dhe futja në garë e disa partive të reja, për të cilat sondazhet diktojnë mbështetje të konsiderueshme.
Në vitin 2021, ishin vetëm 4 parti të cilat prodhuan rezultat, me Partinë Socialiste që mori 74 deputetë, Partinë Demokratike 59, Partinë e Lirisë 4 dhe Partinë Social Demokrate, 3 deputetë.
Në këto zgjedhje PS është e vetme në garë dhe ashtu si Partia Demokratike, me votat që kanë dhe sistemin aktual elektoral, që tani i kanë të sigurt 92 mandate, ose 46 në secilin krah. Por, me votat e bashkuara të PL-së, të cilën këtë herë e ka në koalicion, PD-së i llogariten edhe 4 mandate të tjerë. Po ashtu edhe PSD, do të përpiqet të ruajë 3 mandatet që ka, edhe pse elektorati mund t’i sigurojë më shumë ose t’ia heqë.
Në 11 maj, vota në qarqe do të bëjë diferencën, sepse kodi zgjedhor përcakton prag votash, cka do të thotë se gara praktikisht do të jetë e hapur për të paktën 41 mandate, e për të cilat do të garojnë 2046 kandidatë në 11 parti dhe koalicione.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit