Shantazh me foto intime, arrestohen 6 persona, përndiqnin vajzat me adresa false

15 Gusht 2024 | 19:29

Përndjekja në rrjetet sociale është kthyer në një kërcënim serioz për shoqërinë tonë. Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në mënyrë të vazhdueshme një shtetase së bashku me motrën e saj të mitur është përndjekur prej tij në rrjete të ndryshme sociale përmes adresave false.

“Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa. Gjendur në këto kushte të ngushtme, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës, pas një pune të mirëfilltë hetimore brenda një kohë rekord, është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale”, tha Tonin Vocaj, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu janë evidentuar edhe pesë raste të tjera ku shantazhoheshin në rrjetet sociale vajza të moshave të ndryshme duke iu kërkuar shuma monetare të cilat varionin nga 1000-3000 euro.

“Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez. Janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët në bashkëpunimmë njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile. Kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.

Është arrestuar shtetasi Genti Gega, 45 vjeç, i cili përndiqte online për një kohë të gjatë, një shtetase 23-vjeçare, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve të saj.

Është arrestuar shtetasi Bernard Çullhai, 27 vjeç, i cili shantazhonte në rrjete sociale shtetase të mitura, duke i kërkuar foto dhe video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me to.

Është arrestuar shtetasi Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”, i cili nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi, gjeneralitetet dhe përshkrime denigruese të personave të dëmtuar, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve kërkonte nga personat e dëmtuar shumën prej 1000 euro”, u shpreh Vocaj.

Në kërkim janë shpallur 3 shtetas rumunë të cilët me anë të prodhimit të kartave të kreditit të klonuara kanë vjedhur shuma të ndryshme monetare, në institucione të ndryshme financiare që operojnë në qytetin e Tiranës.

Ndërsa një shtetas francez është arrestuar pasi gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale bankare, ka kryer pagesa të ndryshme në institucione financiare që operojnë në vendin tonë të cilat kanë rezultuar se janë karta virtuale të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026