SHBA: Bisedimet në Majemi mbi Ukrainën “produktive”, në horizont takimi trepalësh

22 Dhjetor 2025 | 17:34

Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar bisedimet e së dielës me zyrtarë ukrainas, evropianë dhe rusë në Majemi si “produktive dhe konstruktive”.

I dërguari i presidentit Trump për Ukrainën, Steve Witkoff, deklaroi se bisedimet synonin përshtatjen e qasjeve strategjike mes Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

“Prioriteti ynë i përbashkët është të ndalim vrasjet, të garantojmë sigurinë dhe të krijojmë kushtet për rindërtimin e Ukrainës dhe një zhvillim afatgjatë të saj”, deklaroi Witkoff.

Sa i takon Rusisë, ai nënvizoi se ajo mbetet tërësisht e angazhuar për të arritur paqen. Edhe Moska, nga ana e saj, vlerësoi maksimalisht përpjekjet dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e konfliktit ukrainas dhe rivendosjen e sigurisë globale.

Në përfundim të raundit të së dielës, Uashingtoni propozoi takimin e parë kokë më kokë mes përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës.

Duke njoftuar lajmin, presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh skeptik nëse Moska dëshiron vërtet t’i japë fund luftës. Kjo, pasi deri më sot Kremlini i ka refuzuar bisedimet trepalëshe.

Propozimi për një takim trepalësh në nivel këshilltarësh erdhi në përfundim të takimit mes të dërguarve amerikanë dhe atyre rusë në Majemi.

Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, u takuan me të dërguarin e presidentit Putin, Kirill Dmitriev, i cili është gjithashtu kreu i Fondit Rus të Investimit.

Takimet ishin pjesë e përpjekjeve të Trump për t’i dhënë fund luftës, të cilat bënë që më herët gjatë javës të mbaheshin gjithashtu bisedime mes zyrtarëve ukrainas dhe evropianë në Berlin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026