SHBA dakordësi me Rusinë dhe Kinën për Kosovën? Goxhaj zbulon paktin

7 Shkurt 2026 | 19:34

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe ish‑luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj i ftuar në emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro ka folur lidhur me planet e ndërkombëtarëve për Kosovën.

Ai thekson se në aspektet e diplomacisë ndërkombëtare Këshilli i Sigurimit e ka përcaktuar që bisedimet midis palëve dhe rezolutat midis palëve duhet të konkludojnë në njohje të ndërsjellë. Sipas tij nëse SHBA propozojnë një rezolutë, ajo e BE del jashtë loje.

“Në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta kalojnë këtë, në qoftë se janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit dhe nuk janë anëtarë të Bashkimit Europian, atëherë kjo rezolutë duhet të kalojë nëpërmjet anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit.

Pra, çfarëdo rezolute që amerikanët të propozojnë në mars ose qershor, kur të duan ata, bëhet e pavlefshme në aspektin diplomatik, pra nxjerr jashtë loje Bashkimin Europian në këtë aspekt, sepse hynë amerikanët në lojë, del jashtë loje Bashkimi Europian. Në rast se hynë amerikanët, hyn në lojë Këshilli i Sigurimit, pra hynë Rusia dhe Kina këtu.

Pra, kjo qasje e amerikanëve, në rast se nuk është një marrëveshje midis rusëve, kinezëve dhe amerikanëve, është një qasje që mund të na cënojë në proces, sepse deri më tash rusët dhe kinezët janë larg Kosovës për arsye se e ka marrë Evropa në dorë, plus edhe shkaku i luftës në Ukrainë, kanë mbetur shumë larg Kosovës edhe në qasjen diplomatike dhe politike në atë çfarë ndodh midis Kosovës dhe Serbisë”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026