SHBA e BE shtojnë presionin ndaj Kosovës për Asocacionin. Ngec procesi i integrimit

1 Shkurt 2023 | 09:14

“Euronews” Serbia ka raportuar se SHBA-ja ka kërkuar që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të mos vihet në agjendë, derisa “Kosova të marrë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili do t’i hapte rrugën propozimit të marrëveshjes bazë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

“Së fundmi, një mesazh i ngjashëm ka ardhur edhe nga ambasada gjermane në Prishtinë, e cila ka theksuar se bllokimi i formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do ta vështirësojë sigurimin e shumicës së nevojshme të votave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar sot “Euronews”.

Departamenti i Shtetit Amerikan ka refuzuar t’i komentojë raportimet

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës , DASH ka deklaruar se qëndrimi amerikan ndaj Asocacionit në Kosovë është i qartë.

“Siç kanë thënë këshilltari Derek Chollet dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobat në një artikull të përbashkët – tani është koha për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thuhet në deklaratën e DASH për VOA.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026