SHBA dhe Irani bien dakord për raundin e tretë të bisedimeve bërthamore

19 Prill 2025 | 17:33

Negociatorët iranianë dhe amerikanë kanë rënë dakord që të mbajnë rundin e tretë të bisedimeve lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit, një sinjal pozitiv mes mesazheve të përziera që ka dhënë Shtëpia e Bardhë lidhur me një veprim të mundshëm ushtarak dhe kërkesa të reja për Teheranin.

Takimi i 19 prillit u zhvillua një javë pasi dy palët u takuan në Oman, që ishte takimi i parë i nivelit të lartë i zhvilluar pas shumë vitesh mes Uashingtonit dhe Teheranit.

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, udhëhoqën delegacionet e tyre në bisedimet në Romë.

SHBA-ja ende nuk është deklaruar për rezultatin e bisedimeve në Romë.

Por, ministri i Jashtëm iranian tha se dy palët u pajtuan që të takohen sërish më 26 prill në Oman.

“Besoj se negociatat teknike në nivel ekspertësh do të nisin në Oman më 23 prill, dhe të shtunën e ardhshme do të takohemi në Oman për të rishikuar rezultatet e punës së ekspertëve dhe do të shohim se sa afër jemi të një marrëveshjeje në parim”, tha Araqchi.

Ndërkohë, sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh se shpreson që bisedimet me Iranin të jenë “të frytshme.”

“Të gjithë do të preferonim një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme”, tha ai pas takimeve në Paris.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?

Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot se forcimi i shpejtë i fenomenit klimatik El Niño, i cili pritet të jetë “me intensitet të lartë” midis korrikut dhe shtatorit (duke arritur fazën e...
12:26 | 03/07/2026

Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona

Të paktën 18 persona u vranë në një përleshje të dhunshme komunale të lidhur me një mosmarrëveshje për tokën në shtetin veri-qendror të Nigerisë, tha...
12:18 | 03/07/2026

Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?

Djali i Ajatollah Ali Khameneit nuk pritet të marrë pjesë në shërbimin mortor të babait të tij për shkak të rreziqeve të sigurisë. Ajatollah Mojtaba...
12:12 | 03/07/2026