“SHBA është me ne”, Bido: Si mund të fitojmë ndaj Serbisë si shqiptarë të bashkuar

3 Tetor 2023 | 22:38

Drejtori i përgjithshëm i arkivave, Ardit Bido tha në emisionin Now në Euronews Albania se deklaratat e DASH kanë qenë të qarta dhe kambanë alarmi për Beogradin pas ngjarjes në Banjskë.

Sipas tij, shqiptarët në të dy anët e kufirit duhet të tregohen të kujdesshëm në këtë moment në diplomaci dhe të krijojnë objektivin e tyre strategjik.

“Vitet e fundit në politikën e jashtme SHBA, duke dashur të shmangin Serbinë nga Rusia e kanë përkëdhelur pak Serbinë edhe pse kanë qenë në anën e shqiptarëve, duke mos e goditur duke mos dashur t’ia japin si dhuratë Putinit. Këtë herë deklaratat e DASH janë kambana alarmi për Beogradin. Kemi momentin e artë që të jemi të kujdesshëm në diplomaci jo të dalim të themi pallavra siç kemi dëgjuar ditët e fundit dhe duhet të krijojmë objektivin tonë strategjik se ku duam të dalim”, tha Bido.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026