SHBA/ Gjykata e Lartë e prirur të mbështesë ndalimin e platformës Tik-Tok
Gjykata e Lartë dukej e prirur të premten të mbështeste një ligj që do të detyronte shitjen ose do të ndalonte aplikacionin e videove të shkurtra TikTok në Shtetet e Bashkuara duke nisur nga 19 janari, ndërsa gjykatësit u përqëndruan në shqetësimet mbi një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare.
Platforma sociale thotë se ligji shkel Amendamentin e Parë dhe duhet të hedhet poshtë.
Kompania ByteDance, e cila ka në pronësi TikTokun, e ka qendrën në Kinë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara thotë se kjo paraqet një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare. Zyrtarët amerikanë thonë se autoritetet kineze mund ta detyrojnë TikTokun t’i dorëzojë asaj të dhëna të ndjeshme të një numri shumë të madh të amerikanëve që e përdorin këtë platformë apo mund të ndikojë në shpërndarjen e informacionit në këtë platformë.
Një gjykatë e apelit la në fuqi ligjin, i cili ndalon TikTokun nëse nuk shitet.
Ligji hyn në fuqi më 19 janar, një ditë para fillimit të mandatit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka 14.7 milionë ndjekës në këtë platformë. Udhëheqësi republikan thotë se ai dëshiron “ta shpëtojë TikTokun”.
Gjatë seancës ku u dëgjuan argumentet, e cila zgjati rreth 2 orë e gjysmë, nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë pyetën avokatët që përfaqësonin platformën TikTok, kompaninë kineze ByteDance, që e ka në pronësi TikTokun dhe përdoruesit e aplikacionit në lidhje me rrezikun që qeveria e Kinës të shfrytëzojë platformën për të spiunuar amerikanët dhe për të kryer operacione të fshehta ndikimi, ndërsa shqyrtuan gjithashte edhe shqetësimet lidhur me lirinë e fjalës.
Disa gjyqtarë ngritën shqetësime për ndikimin e ligjit në lirinë e fjalës, por shqetësimi i tyre dukej i përqendruar tek ndërlikimet lidhur me sigurinë kombëtare, në kushtet kur një platforme e mediave sociale me pronarë të huaj mbledh të dhëna nga 170 milionë përdorues amerikanë, rreth gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara.
Gjyqtari konservator Brett Kavanaugh e pyeti avokatin e Tik Tok dhe ByteDance Noel Francisco mbi rreziqet e mundshme në nivel afatgjatë lidhur me faktin që Kina mbledh të dhëna për përdoruesit, veçanërisht ata që filluan të përdornin aplikacionin në moshë të re dhe mbi rreziqet se mund ta përdori “atë informacion, me kalimin e kohës për të spiunuar, apo për të shantazhuar njerëzit, individë që mund të punojnë në një të ardhme në FBI ose CIA ose Departamentin e Shtetit.”
Avokati Francisco e cilësoi aplikacionin një nga platformat më të njohura ku amerikanët ushtrojnë lirinë e fjalës dhe shtoi se në thelb Tik-Tok do të mbyllej më 19 janar pa u shitur.
Gjyqtari konservator Samuel Alito më vonë paraqiti mundësinë që gjykata të vendoste atë që quhet pezullim administrativ që do të ngrinte përkohësisht ligjin ndërsa gjykatësit vendosin se si të vijojnë më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit