SHBA: Hamasi po planifikon sulm ndaj civilëve në Gazë
Departamenti amerikan i Shtetit tha se ka “raporte të besueshme” që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po planifikon një sulm të menjëhershëm ndaj civilëve në Gazë, një lëvizje që sipas Uashingtonit do të përbënte “shkelje të armëpushimit”.
“Ky sulm i planifikuar ndaj civilëve palestinezë do të përbënte shkelje të drejtpërdrejtë dhe të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit dhe do të minonte përparimin e bërë përmes përpjekjeve për ndërmjetësim”, tha DASH-i përmes një njoftimi më 18 tetor.
“Nëse Hamasi e ndërmerr këtë sulm, do të ketë masa për të mbrojtur banorët e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit”.
Në deklaratë nuk u dhanë detaje se për çfarë masa bëhet fjalë, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë kësaj jave e kishte kërcënuar Hamasin lidhur me vrasjen e civilëve.
“Nëse Hamasi vazhdon me vrasjen e njerëzve në Gazë, gjë që nuk ishte marrëveshja, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër pos që të shkojmë dhe t’i vrasim”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, pa dhënë detaje të tjera.
Hamasi hodhi poshtë deklaratën e DASH-it, duke thënë se akuzat që po përgatit sulm ndaj civilëve në Gazë “janë të rreme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër