SHBA i ofrojnë Kievit garanci, por mbetet çështja e Donbasit

16 Dhjetor 2025 | 14:44

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se janë gati t’i ofrojë Ukrainës garanci si ato të NATO-s në rast të një armëpushimi me Rusinë.

Deklarata erdhi në përfundim të bisedimeve të zhvilluara në Berlin mes përfaqësuesve të administratës amerikane Steve Witkoff dhe Jared Kushner, delegacionit të Kievit të kryesuar nga presidenti Zelensky dhe atij evropian të drejtuar nga kancelari Merz.

Garancitë e forta do të jepen sipas Nenit 5 të NATO-s për mbrojtje të përbashkët, deklaruan zyrtarët amerikanë, të cilët shtuan se shpresojnë që Rusia t’i pranojë ato.

Vetë presidenti Donald Trump u shpreh “shumë i kënaqur nga puna e jashtëzakonshme” e bërë nga pala evropiane, pasi u lidh virtualisht me homologët e mbledhur në një darkë post-negociatash.

“Jemi më afër se kurrë fundit të konfliktit dhe sa i takon garancive të sigurisë, Evropa do të luajë pjesën e saj”, tha Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë bëri gjithashtu të ditur se ka folur në telefon me Putin së fundmi, për të cilin tha se e dëshiron fundin e luftës.

Por, ndërsa amerikanët folën për progres drejt fundit të luftës, pak detaje dihen mbi zgjidhjen e çështjes së integritetit territorial të Ukrainës.

Presidenti Zelensky i cilësoi bisedimet e zhvilluara si të vështira, por produktive dhe theksoi se Kievi ka nevojë për një kuptim të qartë të garancive të sigurisë përpara se të marrë vendime për çështje të tjera.

Ajo çfarë ndan thellësisht qëndrimet e Moskës është çështja e Donbasit, me Uashingtonin që sugjeron krijimin e një “zone të lirë ekonomike”. Por kjo do të kërkonte një tërheqje të plotë të ukrainasve nga rajoni.

Aktualisht territori në fjalë kontrollohet kryesisht nga rusët, por Kievi refuzon me ngulm ta braktisë atë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?

Gjeneralmajori Mykhailo Drapatyi u emërua komandanti i ri i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase të martën vonë, ndërsa Presidenti Volodymyr Zelenskyy kërkoi të rivendoste strategjinë e...
08:51 | 22/07/2026

Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohrab Mamdani, tha në një video se nuk ka autoritet ligjor për të arrestuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nëse ai viziton...
08:44 | 22/07/2026

Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit

Duke folur në seancën dëgjimore të Komitetit të Buxhetit të Senatit, senatorja Patty Murray vuri në pikëpyetje strategjinë e luftës së administratës Trump. Sipas saj...
08:38 | 22/07/2026