SHBA: Izraeli do sulmojë pikat ushtarake dhe energjetike në Iran

13 Tetor 2024 | 12:17

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar, ka raportuar rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në infrastrukturës ushtarake dhe të energjisë.

Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Izraeli ka thënë vazhdimisht se do të përgjigjet ndaj sulmit të Iranit, të kryer më 1 tetor, i cili ka nisur si shenjë hakmarrjeje ndaj operacioneve ushtarak izraelite në Gazë dhe Liban, si dhe vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.

Nuk ka sinjale që Izraeli do të shënjestrojë zonat bërthamore, apo të kryejë vrasje individuale, ka raportuar NBC, duke cituar zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti.

Sipas raportimeve, Izraeli ende nuk ka marrë vendim përfundimtar se kur dhe si të veprojë.

Konflikti në mes të Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut ka nisur një vit më parë, kur Hezbollahu ka nisur të lëshojë raketa në veri të Izraelit, pas nisjes së luftës në Gazë.

Hezbollahu ka thënë të dielën se është duke luftuar forcat izraelite që po tentojnë të infiltrohen në fshatin Ramja, në jug të Libanit.

Ushtria izraelite, në anën tjetër, ka thënë se vazhdon operacionet në jug të Libanit për të shkatërruar “infrastrukturën terroriste”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026