SHBA-ja dhe Vietnami paralajmërojnë kundër “kërcënimeve” në Detin e Kinës Jugore

11 Shtator 2023 | 09:37

Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami kanë paralajmëruar të hënën kundër “kërcënimeve apo përdorimit të forcës” në Detin e kontestuar të Kinës Jugore, disa ditë pas përplasjeve të fundit ku janë përfshirë anijet kineze.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe shefi i Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, kanë thënë se pretendimet për ujërat strategjikë duhet të zgjidhen sipas normave ndërkombëtare.

Pekini pretendon se pothuajse i gjithë deti është i tij – përmes së cilit zhvillohet tregti në vlerë të triliona dollarëve në vit – e ka injoruar një vendim të gjykatës ndërkombëtare i cili vlerëson se qëndrimi i Kinës është i pabazuar.

“Liderët e kanë nënvizuar mbështetjen e palëkundshme për një zgjidhje paqësore të kontestit, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, pa bërë kërcënime apo pa e përdorur forcën”, kanë thënë Biden dhe Trong përmes një deklarate të përbashkët.

Ata kanë bërë thirrje edhe për “liri të lëvizjes dhe bërjen e tregtisë pa u penguar në Detin e Kinës Jugore”.

Kjo deklaratë është lëshuar një ditë pasi Biden dhe Trong kanë nënshkruar një marrëveshje për thellim të bashkëpunimit, e cila është parë si mënyrë për ta luftuar rritjen e ndikimit kinez në rajon.

Uashingtoni ka mospajtime me Pekinin për një mori çështjesh përfshirë tregtinë, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe ndryshimet klimatike, prandaj edhe po tenton ta rrisë rrjetin e aletëve kundër ndikimit të Pekinit.

Vietnami ka luftuar me Kinën në periudhën 1979 – 1988.

Javën e kaluar, Filipinet e kanë akuzuar Gardën Bregdetare të Kinës dhe anijet e “milicisë” për shqetësim të dy anijeve bregdetare sa kanë qenë duke u furnizuar nga trupat filipineze.

Kina patrullon vazhdimisht në Detin e Kinës Jugore me qindra anije.

Manilla ka thënë e Garda Bregdetare e Kinës i bllokon vazhdimisht anijet e Filipineve në ujërat e kontestuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026