Maturanti nga “Petro Nini Luarasi”: Status të mësosh këtu, shkolla e duhur
Maturanti në shkollën “Petro Nini Luarasi”, tha se ky vit do të jetë i mbushur me punë, duke shtuar se nëse ke vullnet, arrin atë që do.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se pas përfundimit të maturës do të aplikoj në disa Universitete dhe më pas do të vendos se për çfarë do të studioj.
“Për mua do të jetë një vit i mbushur me punë ashtu siç kanë qenë dy të partë dhe ky është mesazhi që dua të japë, që kur punon, kur ke vullnet sigurisht që do të arrish. Besoj se do kaloj te shkencat ekzakte, ende nuk e kam vendosur tamam. Do të aplikoj në disa Universitete brenda dhe jashtë vendit. Të studiosh në “Petro Nini” është një status dhe të jep shumë mundësi. Është shkolla e duhur”- tha ai.
Rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend do të nisin këtë të hënë vitin e ri shkollor.
70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjecar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës rreth 29 mijë fëmijë që nisin klasën e parë.
Për herë të parë në këtë vit shkollorë, në klasë të parë janë pranuar edhe fëmijët që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6. Krahas fëmijëve në sistemin arsimor janë edhe 31 mijë mësues, ndërsa procesi mësimor do të zhvillohet në 1700 shkolla të shpërndara në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein