SHBA-ja do vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës në përvetësimin e pajisjeve ushtarake amerikane, duke promovuar kështu bizneset amerikane dhe lidhjet tregtare midis SHBA-së dhe Kosovës, tha një zëdhënës i ambasadës në Prishtinë për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, bashkëpunimi i fuqishëm ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës po e ndihmon FSK-në të arrijë vetëmjaftueshmëri dhe ta bëjë Kosovën një kontribuuese kyç për stabilitetin rajonal dhe global.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht tranzicionin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale shumetnike, profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n, e aftë për të rritur sigurinë rajonale dhe për të promovuar interesat e sigurisë së SHBA-së”, tha zëdhënësi.
Ai i bëri komentet në përgjigje të pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se si e vlerësojnë Shtetet e Bashkuara fazën aktuale të transformimit të FSK-së në një forcë ushtarake dhe për rolin që SHBA-ja parashikon të luajë në fazën përfundimtare të këtij transformimi.
FSK-ja e nisi këtë proces dhjetëvjeçar në vitin 2018, pas miratimit të ligjeve përkatëse nga Kuvendi i Kosovës, të cilat i hapën rrugë transformimit të saj në ushtri me kapacitete të plota.
Që atëherë, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin për zhvillimin profesional të forcës – ndryshe nga NATO-ja, e cila e ka konsideruar vendimin “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë kanë konfirmuar për REL-in se transformimi pritet të përfundojë në vitin 2028, sipas planit. Tash për tash po zhvillohen kapacitetet ajrore, po forcohen regjimentet luftarake dhe po punohet për të plotësuar komponentin e rezervës me 3.000 pjesëtarë, pasi objektivi për 5.000 trupa të rregullta është arritur tashmë.
Viteve të fundit, Kosova ka marrë ose blerë pajisje të ndryshme ushtarake nga SHBA-ja, përfshirë dronët RQ-20 Puma, raketat Javelin dhe automjetet Humvee.
Aktualisht, FSK-ja po përgatitet të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, e cila është pjesë e planit për paqe në këtë rajon, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca
Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS