SHBA-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet për targat
Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin tensionet për çështjen e targave, teksa përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit fajësuan njëri-tjetrin për tensionet e krijuara në veri të Kosovë në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.
Në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u prezantua raporti gjashtëmujor për Kosovën, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla tha më 18 tetor se kërcënimi për stabilitetin dhe paqen nuk ka ardhur nga Kosova, por nga Serbia.
“Kosova nuk ka provokuar, Kosova ka insistuar që Serbia t’i përmbahet marrëveshjes që ka nënshkruar vetë”, tha Gërvalla duke iu referuar marrëveshjes për lëvizjen e lirë, që përmbante edhe pikën për lëshimin e një dokumenti për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës dhe Serbisë.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje, por edhe ai i riregjistirmit të targave rritën tesionet në pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, më 31 korrik dhe 1 gusht, me serbët lokalë që bllokuan rrugët, shkruan Radio Evropa e Lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)