SHBA-ja kryen sulme në Jemen, rebelët Huthi raportojnë për të paktën 20 viktima
Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi. Sipas rebelëve jemenas, nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë të paktën 20 persona dhe janë plagosur 50 të tjerë.
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) tha se forcat e SHBA-së kryen sulme në portin e Ras Isa, me qëllim që t’iu hiqnin rebelëve Huthi – që mbështeten nga Irani – një burim të rëndësishëm të furnizimeve me karburante dhe t’i privonin ata nga të ardhurat që sigurojnë nga karburantet.
“Qëllimi i këtyre sulmeve ishte të dobësonim burimin ekonomik të fuqisë së rebelëve Huthi, të cilët vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe t’u shkaktojnë vuajtje të mëdha bashkëkombësve të tyre”, thuhet në deklaratën e Centcom.
“Ky sulm nuk kishte për qëllim të dëmtonte popullin e Jemenit, i cili me të drejtë dëshiron të çlirohet nga shtypja e rebelëve Huthi dhe të jetojë në paqe”, shtoi ushtria amerikane.
Sulmet ajrore të SHBA-së kanë goditur rëndë rebelët jemenas. SHBA-ja nisi një fushatë ajrore nën urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, më 15 mars ndaj rebelëve Huthi, me qëllim që të ndalojë sulmet e rebelëve ndaj anijeve tregtare dhe anijeve ushtarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adeni.
Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar dërgesat tregtare përmes Kanalit të Suezit – një rrugë jetike për tregtinë globale përmes detit – duke detyruar shumë kompani që të ndryshojnë rrugët e transportit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua
Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:37 Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua
- 12:33 Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri
- 12:26 Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik