SHBA-ja pritet të dërgojë më shumë armë në Ukrainë
Administrata e presidentit amerikan Biden, pritet që në pakon e re të ndihmës së sigurisë për Ukrainën të përfshijë katër sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë (HIMARS): raketahedhës, municion, mina dhe makina të blinduara.
Kështu i deklaruan Reuters dy burime që kanë njohuri për paketën e re të ndihmës, e cila pritet të jetë në vlerë prej 625 milionë dollarësh.
Njoftimi për paketën e re të ndihmës pritet të bëhet të martën, dhe kjo do të jetë ndihma e parë amerikane për Ukrainën qëkur Rusia pretendoi se ka aneksuar katër rajone ukrainase, raporton Radio Evropa e Lirë.
Këtë njoftim Rusia e bëri pas mbajtjes së referendumeve të rreme në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.
Sistemet HIMARS dhe raketat përcjellëse, por edhe armët e tjera mund të dërgohen në Ukrainë në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë