SHBA: Jemi të gatshme të ndërmarrim “veprime specifike” kundër Kinës

26 Korrik 2023 | 18:00
Nënsekretari amerikan i Thesarit, Jay Shambaugh deklaroi se administrata Biden është e gatshme të ndërmarrë veprime specifike kundër Kinës për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe aleatëve të saj, si dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Megjithatë, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në adresimin e sfidave globale.

Në dëshminë e tij të përgatitur para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së, Shambaugh tha se ndërprerja e lidhjeve ekonomike midis SHBA-së dhe Kinës do të ishte “një katastrofë” për të dy vendet, por tha se diçka e tillë ka shumë pak gjasa të ndodhë.

“Kur të jetë e nevojshme, ne do të përdorim një sërë mjetesh për të arritur qëllimet tona të sigurisë kombëtare. Është misioni ynë kryesor që të mbrojmë popullin amerikan nga rreziqet e sigurisë kombëtare, duke i komunikuar gjithashtu qartë pozicionin dhe synimin tonë Kinës për të reduktuar rrezikun e keqkuptimit”, tha Shambaugh, i cili drejton çështjet ndërkombëtare të Thesarit.

Administrata Biden po shqyrton vendosjen e kufizimeve të reja për investimet private që shkojnë nga SHBA në Kinë dhe vende të tjera.

Senati tashmë ka votuar në favor të legjislacionit që kërkon që kompanitë amerikane të informojnë agjencitë federale për investimet e tyre të propozuara në teknologjitë kineze, si gjysmëpërçuesit dhe inteligjenca artificiale.

Nënsekretari i Thesarit të SHBA, Jay Shambaugh, sqaroi se këto veprime nuk kanë të bëjnë me ndërprerjen e plotë të lidhjeve.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026