SHBA: Linjat ruse të mbrojtjes po thyen, Ukraina po përparon dukshëm
Ukraina ka bërë “përparim të dukshëm” në kundërofensivën e saj jugore gjatë 72 orëve të fundit, ka thënë një zyrtar i lartë i sigurisë amerikane, pasi Kievi deklaroi se trupat ukrainase kishin depërtuar vijën e parë të mbrojtjes së Rusisë në disa vende.
Në Uashington, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se SHBA-ja “kishte vërejtur gjatë 72 orëve të fundit një përparim të dukshëm nga forcat e armatosura ukrainase… në zonën e Zaporizhzhias”.
“Ata kanë arritur njëfarë suksesi kundër linjës së dytë të mbrojtjes ruse”, tha Kirby, duke shtuar se i takonte Ukrainës se si të përfitonte nga ky sukses.
Ditët e fundit, analizat e fushëbetejës perëndimore kanë treguar se forcat ukrainase po depërtojnë në linjat ruse të mbrjtjes midis Robotyne, një fshat i rimarrë nga Ukraina këtë javë dhe Verbove në rajonin e Zaporizhzhia.
Synimi i Kievit është të përparojë drejtpërdrejt në jug në Detin Azov, duke ndërprerë hyrjen tokësore ruse në Krimenë e pushtuar.
Por forcat ruse kanë vendosur barriera të gjata dhe të thella në të gjithë terrenin, duke përfshirë kurthe tankesh, fusha të minuara dhe mbrojtje të tjera, për të ngadalësuar përparimin e Ukrainës.
Të premten, zëvendësministrja e mbrojtjes, Hanna Maliar, tha gjithashtu se trupat e Kievit po përparonin në rajonin e Zaporizhzhia.
“Ka një ofensivë në disa drejtime dhe në zona të caktuara. Dhe në disa vende, në zona të caktuara, kjo linjë e parë u thye”, tha Maliar për televizionin ukrainas.
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse