SHBA: Njësitë e ushtrisë izraelite kanë shkelur të drejtat e njeriut
Departamenti Amerikan i Shtetit ka gjetur pesë njësi të ushtrisë izraelite përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në incidente individuale, por thotë se ato do të vazhdojnë të marrin mbështetjen ushtarake të SHBA.
Sipas mediave të huaja, të gjitha incidentet e përfshira ndodhën jashtë Gazës para luftës aktuale.
Izraeli ndërmori veprime korrigjuese në katër njësi, duke dhënë “informacion shtesë” për të pestën, thotë departamenti.
Kjo do të thotë që të gjitha njësitë mbeten ‘të pranueshme’ për ndihmën ushtarake të SHBA.
Uashingtoni është mbështetësi kryesor ushtarak i Izraelit, duke e furnizuar atë me armë dhe sisteme mbrojtëse me vlerë 3.8 miliardë dollarë në vit.
Njoftimi është përcaktimi i parë i këtij lloji për çdo njësi izraelite nga qeveria amerikane.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel tha se pesë njësi të forcave të sigurisë kryen shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
“Katër nga këto njësi kanë korrigjuar në mënyrë efektive këto shkelje, gjë që ne presim që të bëjnë edhe partnerët,” tha ai.
“Për një njësi të mbetur, ne vazhdojmë të jemi në konsultime dhe angazhime me qeverinë e Izraelit; ata kanë dorëzuar informacione shtesë sa i përket asaj njësie,” shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë