27 të vrarë nga sulmi në Gaza, Blinken: Hamasi të pranojë propozimin izraelit

29 Prill 2024 | 20:45

Të paktën 27 palestinezë, mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite në Rafah dhe Qytetin e Gazës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Duke reaguar, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje lëvizjes islamike të Hamasit që të pranojë ofertën e Izraelit, që parashikon një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve.

“Shpresoj që të marrin vendimin e duhur. Mund të kemi një ndryshim radikal të dinamikës”, ka deklaruar Blinken nga Forumi Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Mes të tjerash, shefi i diplomacisë amerikane ka përsëritur qëndrimin kundër të Uashingtonit ndaj ofensivës tokësore të Izraelit në Rafah.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026