SHBA nuk dalin dot nga NATO! Diplomati Kalakula: Përjashtimi i Spanjës është absurd, nuk ka bazë ligjore

25 Prill 2026 | 19:22

Diplomati, Plator Kalakula i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania me Franko Egron ka folur lidhur me emeilin qe po qarkullon brenda Pentagonit. Ai theksoi se kjo memo nuk duhet si një memo e një zyrtari të lartë. Sipas tij përjashtimi i Spanjës nga NATO është absurd teksa shtoi se nuk ka bazë ligjore.

“Bëhet fjalë domethënë për një email pra një memo me sa kuptohet të qarkulluar brenda Pentagonit. Por nuk duket që kjo memo të jetë për shembull e nivelit të lartë, pra të punuar nga zyrtarë të nivelit të lartë për arsye se vetë propozimi ka tre sugjerim atje si mund të ndëshkohen pra vendet e NATO. Domethënë përjashtimi i Spanjës është absurd në kuptimin sepse nuk ka bazë ligjore.

Është interesant zoti Egro që kur është negociuar traktati i Washingtonit në vitin 48, pra në Washington nga zëvendës ambasadorët e 12 vendeve që e formuan, u hap një debat i tillë për shembull nëse duhet të kishte  një nen përjashtues dhe u vendos pastaj bashkarisht që nuk kishte nevojë për arsye se vendet do largoheshin vetë nga aleanca nëse do shkonin drejt një diktature të djathtë apo drejt një diktature të majtë.

Dhe kjo e ka bërë traktati të mos ketë një klauzolë përjashtuese. Pra në këtë rast nuk mund të aplikohet. Elementi i dytë  që ka të bëjë me mosmbështetjen për shembull e pozicionit deritanishëm aktual amerikan për ishujt Falkland, e bëri të gjallërohej Argjentina pra presidenti Milei. Ai është një aleat i presidentit Trump po ashtu edhe i Izraelit por kjo nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe se praktikisht Argjenina do duhet t’i marrin me luftë ato ishujt në qoftëse do të duhet”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026