1 milionë fuçi naftë në ditë në treg, masat e SHBA-së ndaj krizës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxjerrin në treg sasinë më të madhe të rezervave të naftës, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.
Duke nisur nga 1 maji për të paktën 6 muaj, SHBA do të nxjerrë në treg 1 milionë fuçi naftë në ditë.
Kjo strategji është një mënyrë për të rritur furnizimet, e do të shërbejë si një urë derisa kompanitë e naftës të rrisin prodhimin.
Biden akuzoi kompanitë amerikane të naftës se po përfitojnë fitime rekord, ndërsa amerikanët po paguajnë çmime të larta për benzinën.
Çmimet e naftës ranë me rreth 5% pas raportimeve se SHBA po fut në treg rezervat e saj ndërsa OPEC+, një grup prodhimi duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Rusinë u përfshinë në një marrëveshje modeste për të rritur ngadalë prodhimin.
Por lirimi i rezervave shtesë nuk ka gjasa kompensojë furnizimet e humbura nga Rusia, që është eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë pas Arabisë Saudite.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane