SHBA paralajmëron: Nuk do të udhëheqim negociatat pa bashkëpunim të palëve
Shtetet e Bashkuara mund të largohen nga përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë nëse nuk ka përparim të qartë dhe bashkëpunim nga palët e përfshira, paralajmëroi të shtunën zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
Në një intervistë për Fox News, Bruce theksoi se “partnerët evropianë duhet ta kuptojnë se SHBA nuk do të angazhohet pafundësisht në një proces që nuk jep rezultate të prekshme”. Ajo shtoi se Washingtoni nuk do të vazhdojë “takime për hir të takimeve” dhe se “nuk do ta udhëheqim këtë përpjekje nëse njëra nga palët nuk është e gatshme të bashkëpunojë”.
Zyrtarja amerikane theksoi gjithashtu se një armëpushim është “absolutisht i nevojshëm” dhe se të gjitha palët, përfshirë vendet evropiane, duhet të angazhohen seriozisht për një zgjidhje të qëndrueshme.
Deklaratat vijnë pak ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një konferencë për shtyp në Paris, u shpreh se Presidenti Donald Trump mund të tërhiqet nga përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen në Ukrainë, nëse nuk arrihet përparim “i menjëhershëm dhe i matshëm”.
“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë dhe muaj me radhë pa rezultate,” u shpreh Rubio.
LEXONI GJITHASHTU:
Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua
Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:37 Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua
- 12:33 Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri
- 12:26 Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik