SHBA po përgatitet të vendosë trupa ushtarake në Damask

7 Nëntor 2025 | 08:58

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të vendosin trupa ushtarake në një bazë ajrore në Damask, me qëllim mbështetjen e një marrëveshjeje sigurie që Uashingtoni po ndërmjetëson midis Sirisë dhe Izraelit, raportoi Reuters.

Sipas raportimeve, baza ndodhet në hyrje të rajoneve jugore të Sirisë, e cilat pritet të përfshijë një zonë të çmilitarizuar si pjesë e një pakti mosagresioni midis Izraelit dhe Sirisë, marrëveshje që po ndërmjetësohet nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

Presidenti Trump pritet të takojë presidentin sirian Ahmed al-Sharaa të hënën në Shtëpinë e Bardhë, vizita e parë e kreut të shtetit sirian në SHBA. Sipas raportimeve, baza do të përdoret për të ndihmuar monitorimin e një marrëveshjeje të mundshme midis Izraelit dhe Sirisë.

Një zyrtar i administratës amerikane tha për Reuters se “SHBA-ja vlerëson vazhdimisht pozicionimin e saj të nevojshëm në Siri për të luftuar në mënyrë efektive Shtetin Islamik”. Për arsye sigurie, agjencia nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë të bazës.

Një zyrtar ushtarak tha se Pentagoni ka përshpejtuar planet gjatë dy muajve të fundit, me disa misione zbulimi në bazë, të cilat konfirmuan se pista ajrore është e gatshme për përdorim të menjëhershëm.

Dy burime ushtarake siriane thanë se diskutimet teknike janë përqendruar në përdorimin e bazës për logjistikë, mbikëqyrje, furnizim me karburant dhe operacione humanitare, ndërsa Siria do të ruajë sovranitetin e plotë mbi objektin.

SHBA ka aktualisht trupa të dislokuara në verilindje të Sirisë, në kuadër të përpjekjeve dhjetëvjeçare për të mbështetur forcat kurde në luftën kundër Shtetit Islamik. Në prill, Pentagoni njoftoi se do të përgjysmonte numrin e trupave në rreth 1 mijë ushtarë.

Presidenti Sharaa ka deklaruar se çdo prani ushtarake amerikane duhet të bazohet në marrëveshje me shtetin e ri sirian.

Ndërkohë, Siria pritet t’i bashkohet së shpejti koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it, sipas burimeve amerikane dhe siriane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026