SHBA, raportohen sërish të shtëna në Minesota! Agjentët federal kanë gjuajtur ndaj një personi  

24 Janar 2026 | 17:56

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka reaguar ashpër ndaj një incidenti të fundit me përfshirje të agjentëve federalë në Minneapolis, duke e cilësuar si “një tjetër të shtënë të tmerrshme”. Ngjarja vjen më pak se tre javë pas të shtënave fatale që i morën jetën Renee Good.

Sipas një videoje të pakonfirmuar që qarkulloi në internet, një person duket se është qëlluar gjatë një trazire në rrugë, ndërsa një individ në afërsi mbante një jelek me mbishkrimin “Policia”.

“Sapo fola me Shtëpinë e Bardhë pas një tjetër të shtënë të tmerrshme nga agjentët federalë këtë mëngjes. Minesota e ka përjetuar. Kjo është e neveritshme”, tha Walz në një intervistë televizive.

Guvernatori i kërkoi autoriteteve federale transparencë dhe llogaridhënie për incidentet e tilla, ndërsa qytetarët e Minneapolis shprehin shqetësim në rritje për sigurinë dhe masat e ashpra ndaj imigracionit.

https://twitter.com/i/status/2015133905146307020
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për median italiane: S’kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej më shumë se një muaji...
09:22 | 09/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026