SHBA: Rusia mund të rikthehet në bisedimet për marrëveshjen për drithërat
Shteteve të Bashkuara u është thënë se Rusia është e gatshme të kthehet në bisedimet për marrëveshjen që lejon eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi.
Por, “ne ende nuk kemi parë ndonjë dëshmi për këtë”, tha më 1 gusht e dërguara e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat më 17 korrik.
Ambasadorja e SHBA-ja në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se nëse Rusia dëshiron që plehrat e saj artificiale të arrijnë në tregjet botërore dhe të ketë lehtësim në transaksionet për produktet bujqësore “ata duhet të kthehen në këtë marrëveshje”.
“Ne kemi parë tregues se ata mund të jenë të interesuar që të rikthehen në diskutime. Prandaj, ne duhet të presim që të shohin nëse kjo do të ndodhë”, tha ajo pa dhënë më shumë detaje.
Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja ka pamundësuar që Ukraina një prodhuese globale e drithërave të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.
Vitin e kaluar, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për eksportin e drithërave.
Që nga tërheqja e Rusisë nga marrëveshja, Ukraina po eksporton produktet e saj përmes rrugëve tokësore për në Bashkimin Evropian, por edhe përmes rrugëve alternative përmes lumit Danub.
LEXONI GJITHASHTU:
Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë