SHBA sanksionon 7 rusë: Tentuan të destabilizojnë Ballkanin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e tyre për ta destabilizuar Ballkanin, Moldavinë, Ukrainën, BE-në, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas deklaratës së lëshuar nga Departamenti amerikan i Thesarit më 5 qershor, ata luajtën rol të rëndësishëm në fushatën ruse për ta destabilizuar Moldavinë dhe për ta nxitur një kryengritje atje.
“Ata analizojnë vendet e cenueshme ndaj ndikimit dhe ushqejnë frikën që minon besimin në parimet demokratike në vendet e synuara,” thuhet në deklaratë.
Shtatë të sanksionuarit akuzohen për provokim, trajnim dhe mbikëqyrje të protestuesve në Moldavi me qëllim për ta rrëzuar presidenten Maia Sandu dhe qeverinë e re me prirje perëndimore, në fillim të këtij viti.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se Konstantin Sapozhnikov, njëri nga individët e sanksionuar, e drejtoi grupin dhe gjithashtu organizoi komplotin për ta destabilizuar qeverinë moldave. Personat e tjerë të sanksionuar janë Yury Makolov, Gleb Khloponin, Svetlana Bojko, Aleksei Losev, Vasily Gromovikov dhe Anna Travnikova.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor