SHBA/ Senati konfirmon Sekretarin e ri të Brendshëm, Doug Burgum

31 Janar 2025 | 07:45

Senati amerikan konfirmoi të enjten të emëruarin e Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Brendshëm, ish-guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum, me 79 vota pro dhe 18 kundër.

68 vjeçari Burgum, do të drejtojë një agjenci që menaxhon përdorimin e 202 milionë hektarëve tokë federale dhe fisnore, një e pesta e sipërfaqes së vendit.

Ai pritet të ndjekë synimin e zotit Trump për të rritur prodhimin e energjisë dhe mineraleve në tokat publike, që ka të ngjarë të shtojë liçencat e reja në shtetet prodhuese të naftës si Wyoming dhe New Mexico dhe në Gjirin e Amerikës, siç e ka riemëruar zoti Trump Gjirin e Meksikës.

Një ish-ekzekutiv i pasur programesh kompjuterike, zoti Burgum e ka portretizuar veten si një konservator tradicional, i prirur nga biznesi.

Gjatë seancës për konfirmimin e tij, zoti Burgum tha se do të zgjerojë të drejtat për shpimin e naftës dhe gazit dhe do të mbështesë reformat që mund të shpejtojnë zhvillimin e projekteve energjetike.

Komentet e tij sinjalizuan një kthesë të mprehtë në politikën federale pasi administrata e ish-presidentit Joe Biden u përpoq të kufizonte shpimet e naftës dhe gazit në tokat federale dhe të nxiste burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, si pjesë e programit të saj për ndryshimet klimatike.

Zoti Burgum kandidoi kundër zotit Trump për emërimin e republikan përpara se të dilte nga gara duke shprehur mbështetjen për zotin Trump. Emri i tij po konsiderohet gjithashtu si kreu i një këshilli të ri kombëtar për të koordinuar politikat për të rritur prodhimin e energjisë në Shtetet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026