SHBA shkatërron një anije droge venezueliane, Trump: Kërcënim për sigurinë kombëtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane ka shkatërruar një anije të dyshuar venezueliane që po udhëtonte në ujërat ndërkombëtare drejt SHBA-së.
Në një deklaratë të bërë të hënën, Trump tha se gjatë sulmit u vranë tre persona, të cilët ai i përshkroi si pjesëtarë të “karteleve të dhunshme të trafikimit të drogës”. Megjithatë, ai nuk paraqiti prova se anija në fjalë transportonte lëndë narkotike.
Ky veprim vjen në një periudhë tensionesh të shtuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës. Presidenti venezuelian Nicolás Maduro reagoi ashpër, duke paralajmëruar se Karakasi do të mbrohej kundër çdo “agresioni amerikan”. Ai e akuzoi diplomatin e njohur amerikan, Marco Rubio, duke e quajtur “zotin e vdekjes dhe luftës”.
Tensionet u përshkallëzuan ndjeshëm pas vendosjes së anijeve luftarake amerikane në Karaibet jugore, në kuadër të asaj që zyrtarët amerikanë e quajtën një operacion kundër narkotikëve. Ky operacion kishte shkaktuar më herët vdekjen e 11 personave.
“Këtë mëngjes, me urdhërin tim, forcat ushtarake amerikane kryen një sulm të dytë kinetik kundër karteleve të identifikuara si jashtëzakonisht të dhunshme të trafikimit të drogës dhe narkoterroristëve,” shkroi Trump në rrjetin Truth Social.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari