SHBA shpërfill NATO-n, Sekretari i Mbrojtjes braktis punimet e Grupit për Ukrainën

4 Qershor 2025 | 16:29

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, braktisi të mërkurën punimet e samitit të NATO-s në Bruksel, ku merrnin pjesë mbi 50 ministra Mbrojtjeje.

Lëvizja e tij u konsiderua si një tjetër shenjë e tërheqjes së Uashingtonit nga mbështetja që ofronte për Ukrainën kundër agresionit rus.

Për herë të parë që kur Amerika krijoi grupin ndërkombëtar për të koordinuar ndihmat ushtarake për Kievin 3 vjet më parë, një shef Pentagoni braktis një takim të rëndësishëm.

Mungesa e Hegseth në samitin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën u konfirmua për Euronews nga një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, që si argument paraqiti agjendën e ngarkuar të sekretarit.

Hegseth është zëvendësuar nga ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker.

Grupi i Kontaktit për Ukrainën u krijua nga paraardhësi i Hegseth, Lloyd Austin, dhe mbi 50 vende pjesëmarrëse kanë mbledhur rreth 126 miliardë dollarë në formë armatimesh dhe asistence ushtarake për vendin e përfshirë nga lufta, me 66.5 miliardë që janë ofruar nga vetë Shtetet e Bashkuara.

Por, që kur presidenti Donald Trump rimori detyrën në janar, nga pala amerikane nuk ka pasur asnjë njoftim për ndihma ushtarake për Ukrainën.

Hegseth ia dorëzoi lidershipin e Grupit të Kontaktit Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në muajin shkurt, kur dhe deklaroi se Uashingtoni nuk do të luante më një rol kyç në takimet mujore.

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve të NATO-s pritet të finalizojnë këtë javë propozimet për rritjen e shpenzimeve ushtarake nga 2 në 5 për qind të GDP-së, në prag të samitit të liderëve të Aleancës që mbahet në fund të qershorit në Hagë, e ku Trump pritet të marrë pjesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026