SHBA sulmon 2 anije me drogë në Paqësor, 6 të vdekur
Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj dy anijeve të dyshuara për transportimin e narkotikëve në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë gjashtë persona, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth.
“Shërbimi ynë i inteligjencës ka përcaktuar se këto anije janë të lidhura me kontrabandën e drogës, se ato po transportonin drogë dhe se po lëviznin përgjatë një rruge të njohur për kontrabandën e drogës”, tha Hegseth sot në një postim në Platformën X, i cili u shoqërua me një video të operacionit, raportoi Reuters.
Siç deklaroi ministri amerikan, të dy sulmet u kryen në ujëra ndërkombëtare dhe në secilën anije kishte nga tre “narko-terroristë”.
“Nën Presidentin (e SHBA-së) (Donald) Trump, ne po mbrojmë atdheun dhe po i vrasim këto kartele terroriste që duan të dëmtojnë vendin dhe popullin e tij”, përfundoi Hegseth.
Sipas deklaratave të mëparshme të Ministrit Hegseth, që nga shtatori, SHBA-të kanë kryer 14 sulme ajrore ndaj anijeve pranë bregdetit të Venezuelës, si dhe në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vala e të ftohtit përfshin SHBA, temperatura të ulëta rekord
- BE dërgon anije luftarake në brigjet e Somalisë pas sulmit të dyshuar pirat
Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë