SHBA-Ukrainë, dakordësi për planin e paqes, pritet diskutimi Trump-Zelensky

29 Nëntor 2025 | 20:11

Administrata amerikane i ka bërë të qartë Kievit se shtyrja e detyrimeve financiare do të ndihmonte dukshëm ekonominë e Ukrainës, ndërsa “një grusht raketash”, sipas këshilltarit Witkoff, nuk do të sillte zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin.

Më herët, SHBA-të kishin propozuar një plan me 28 pika për zgjidhjen e krizës, i cili u prit me pakënaqësi nga Ukraina dhe disa partnerë evropianë, të cilët kërkuan rishikimin e tij.

Më 23 nëntor, Uashingtoni dhe Kievi zhvilluan konsultime mbi dokumentin dhe, sipas RBC-Ukrainë, palët ranë dakord për pjesën më të madhe të propozimeve amerikane. Megjithatë, disa çështje kyçe mbetën pezull dhe pritet të diskutohen në një takim të ardhshëm midis Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, dhe Presidentit ukrainas, Volodymyyr Zelensky një takim për të cilin ende nuk është përcaktuar data.

Presidenti Trump më vonë deklaroi se plani është shkurtuar nga 28 në 22 pika, duke lënë të hapur rrugën për negociata të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit

Një anije nën sanksione për transportimin e karburantit rus ka të ngjarë të ketë rrjedhje nafte në një zonë detare të mbrojtur pranë brigjeve të...
19:34 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026

Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet blerja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine në Angli që nga...
19:18 | 17/07/2026