Shefi i Emergjencave Civile nga Lezha: Nuk ka vend për alarm situata nën kontroll

19 Janar 2023 | 13:48

Shefi i emergjencave civile Haki Çako nga Lezha në një intervistë për Euronews Albania, ka folur në lidhje me situatën për shkak të reshjeve.

Ai tha se nuk kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzakonshme ndërsa shtoi se të gjitha strukturat përkatëse janë vënë në punë për të kontrolluar situatën.

Ndër të tjera ai theksoi se po monitorojnë kaskadën e Drinit, Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

“Është një situatë e ngarkuar që ka ardhur orët e fundit për shkak të intensitetit të lartë t prurjeve.

Pothuajse të gjitha strukturat janë në krye të detyrës, janë prefekti, kryetari i emergjencave civile, forcat e armatosura dhe qytetarët që janë në dispozicion. Shpresojmë që tërheqja e lumit të përmirësoj situatën.

Ka një mobilizim në shumë vende. Nuk është një situatë e jashtëzakonshme sepse jemi në stinën e dimrit dhe kjo javë ka qenë e parashikuar se do të ketë reshje. Deri më tani situate parashikohet e kontrollueshme. Kemi një ndjekje intensive të situatës. Është duke u monitoruar kaskada e Drinit, Fierzës, Komanit dhe Vau i Dejës”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026