Shefi i OpenAI mohon akuzat e motrës për përdhunim në fëmijëri
Motra e shefit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, Ann Altman, ka ngritur një padi duke pretenduar se ai e ka abuzuar seksualisht me të midis viteve 1997 dhe 2006.
Padia, e cila u ngrit më 6 janar në një Gjykatë në Distriktin Lindor të Misurit, pretendon se abuzimi filloi kur ajo ishte tre vjeç dhe Altman ishte 12 vjeç.
Në një deklaratë të përbashkët në X , me nënën dhe dy vëllezërit e tij, shefi i OpenAI mohoi akuzat, duke thënë se “të gjitha këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta”.
“Përkujdesja për një anëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër e vështirë”, shtoi ai në deklaratë.
“Kjo situatë shkakton dhimbje të pamasë për të gjithë familjen tonë”, nënvizoi Altman.
Në dosjen, e siguruar nga BBC, e motra pretendon se abuzimi, i cili ndodhi gjatë disa viteve rresht, përfshinte përdhunim.
Padia shtoi se rasti i fundit i abuzimit të supozuar ndodhi kur Altman ishte një i rritur, por ajo ishte ende e mitur.
Zonja Altman ka bërë më parë akuza të ngjashme kundër vëllait të saj në platformat e mediave sociale si X.
Altman është një nga figurat më të larta të botës së teknologjisë.
Në fund të vitit 2022, OpenAI lançoi chatbotin e inteligjencës artificiale gjeneruese ChatGPT.
Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç