“Shefi i sektorit të AMP, presion të bëhej drejtor”- Lajmet e rreme kundër policisë

1 Qershor 2024 | 09:02

Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore ka përjashtuar nga detyra Shefin e Sektorit pranë këtij institucioni Kushtrim Selimin dhe zyrtaren tjetër Rexhina Omeri.

Vendimi është marrë menjëherë pas njoftimit zyrtar nga policia pasi krijonin dhe publikonin informacione të rreme përmes një portali.

Dy ish-zyrtarët e AMP-së në bashkëpunim me gazetarin Ervis Hasanaga publikonin shkrime për të denigurar drejtuesit e lartë të Policisë, Muhamet Rrumbullakun, Neritan Nallbatin dhe Rebani Jaupin.

Selimi synonte që përmes këtyre presioneve të bëhej drejtor.

Disa drejtues dhe persona kanë bërë denoncime lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu i përfshirë është edhe vëllai i Kushtrim Selimit, i cili mban pozicionin e shefit kundër narkotikëve në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ky i fundit informacionet që siguronte për shkak të detyrës ia dërgonte vëllait për t’i publikuar. Deri në këto momente policia ka vën në pranga Rexhina Omerin dhe gazetarin, ndërsa Kushtrim Selimi është shpallur në kërkim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026