Shehaj i kërkon shpjegime ministrit Hoxha për parregullsi në numërimin e votave
Pas ankesave të Partisë Mundësia për parregullsi në KZAZ 32, ku sipas përfaqësuesvë të saj, disa vota të pavlefshme janë numëruar si të vlefshme, ka ndërhyrë vetë kryetari i kësaj partie, Agron Shehaj.
Ai ka mbërritur në KZAZ dhe, pas një debati me kryetarin e këtij komisioni, ka kërkuar shpjegime nga numëruesit e votave.
Shehaj u ka bërë thirrje numëruesve që të mos kalonin fletët e pavlefshme si të vlefshme, duke paralajmëruar se një veprim i tillë përbën vepër penale. Ai ka shtuar se nëse ndodhte një gjë e tillë, ata do të mbajnë përgjegjësi.
Pas kësaj, Shehaj ka pasur disa replika me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili ndodhej në sallën e numërimit si përfaqësues i Partisë Socialiste.
“Zoti ministër, na tregoni pak çfarë po ndodh këtu. Ju e dhatë urdhrin që një nga kandidatët të largohej sepse po kërkonte të drejtat e saj. Pse fshiheni, zoti ministër? Turp t’ju vijë! Është e lehtë të merresh me kandidatët kur je ministër, por imagjinoni se çfarë mund të bëni jashtë kësaj salle!” – tha Shehaj.
Ai gjithashtu njoftoi kryetarin e KQZ-së, duke i kërkuar ndërhyrje për të monitoruar situatën.
“Vëzhguesit tanë e kanë identifikuar problemin dhe e kanë sinjalizuar. Kandidatja dhe nënkryetarja e Partisë Mundësia është kërcënuar në ambientet e numërimit, ndërkohë që ministri nuk ka ndërhyrë fare,” – theksoi Shehaj.
Shehaj ka thirrur një nga vëzhgueset për të dhënë informacion mbi atë që kishte parë.
Vëzhguesja, e cila përfaqësonte Lëvizjen Bashkë, tha: “Po monitoroja dhe kur u thoshim që të prisnin, ata vazhdonin. Ishte e qartë se ata po ndanin votat për parti të ndryshme, duke hedhur për një parti dhe duke e regjistruar për një tjetër.”
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme