VIDEO/ Tensione në Tiranë, Agron Shehaj akuzon kreun e KZAZ 32 për parregullsi
Një përplasje e tensionuar është shënuar në KZAZ 32 në zonën e Shkozës, ku Partia Mundësia ka akuzuar komisionin për përfshirjen e një flete të pavlefshme në numërimin e votave si të vlefshme.
Tensioni ka përfshirë edhe përfaqësues politikë në terren, përfshirë kryetarin e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe nënkryetaren Barbara Dodaj të cilët kanë pasur një debat me kreun e KZAZ 32.
Sipas pretendimeve të Partisë Mundësia, në kutinë 1706/1 është konstatuar një fletë votimi e pavlefshme e cila, sipas tyre, është llogaritur si e vlefshme në favor të një partie tjetër.
Agron Shehaj, i pranishëm në vendngjarje, iu drejtua kryetarit të KZAZ-së duke i thënë:
“Ju është thënë nga vëzhguesit tanë se disa fletë të pavlefshme i keni llogaritur si të vlefshme. Ju jeni njoftuar për këtë dhe sërish e keni lejuar të ndodhë.”
Nga ana tjetër, kryetari i KZAZ 32 e mohoi kategorikisht çdo tentativë për manipulim. Ai konfirmoi se kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë pasi, sipas tij zonja Dodaj po pengonte procesin e numërimit.
“Zonja Barbara Dodaj më ka vënë në dijeni për shqetësimin se një fletë votimi e pavlefshme ishte konsideruar e vlefshme, ndërkohë që ishte e pavlefshme. “I thashë se kjo çështje do të monitorohet nga ana e KQZ-së. Pretendimi i zonjës Dodaj ishte i drejtë. Nuk kam interes të manipuloj procesin zgjedhor”, deklaroi kreu i KZAZ 32.
Barbara Dodaj, nënkryetare e kësaj partie, ka deklaruar se ka kërkuar që të hapej zarfi për të verifikuar vlefshmërinë e votës, por kërkesa nuk është pranuar nga kryetari i KZAZ-së.
“Kam kërkuar si nënkryetare e Partisë Mundësia që të hapej zarfi me votën e pavlefshme, por në vend të kësaj, kryetari më kërcënoi dhe thirri policinë për të më nxjerrë jashtë. Kërkova vetëm rinumërim, por u trajtova sikur po pengoja procesin. Më nxorën jashtë, edhe pse përfaqësoj një subjekt politik të regjistruar”, deklaroi Dodaj.
Sipas Partisë Mundësia, në kutinë me numër 1706/1 janë konstatuar fletë votimi të pavlefshme të cilat janë llogaritur si të vlefshme gjatë numërimit.
Në një njoftim publik, Partia Mundësia bën me dije se ka kërkuar zyrtarisht rinumërimin e kësaj kutie, por kërkesa nuk është pranuar nga KZAZ-ja përkatëse.
Për këtë çështje, sipas deklaratës, është informuar edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Njoftimi i plotë:
“Në KZAZ 32 në Shkozë kërkuam rinumërimin e një kutie dhe KZAZ-ja nuk pranon. Disa fletë të pavlefshme i llogariten si të vlefshme. Kutia 1706/1. Mbi këtë ngjarje është lajmëruar edhe kreu i KQZ, Celibashi”, thuhet në njoftimin e Partisë Mundësia.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)