Shehaj për mbetjet toksike: Po na kthehen në Shqipëri, Qeveria të japë llogari
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me lajmin se 800 ton mbetje industriale të dyshuara të rrezikshme, të cilat kanë dalë nga Porti i Durrësit pa autorizim, me destinacion Azinë Juglindore, do të rikthehen në Shqipëri.
Përmes nje reagimi në rrjete sociale, Shehaj kërkon transparencë nga qeveria shqiptare. Deputeti kërkon nga autoriteet që të informojnë qytetarët mbi llojin e lëndës së rrezikshme që pritet të mbërrijë në vend, ku dhe si është prodhuar dhe a ku mundësi Shqipëria t’i asgjësojë pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve.
“800 ton plehra toksike janë trafikuar nga Shqipëria drejt Azisë. Janë bllokuar ndërkohë në portin e Singaporit dhe do rikthehen prapë në Shqipëri. Qeveria shqiptare nuk jep absolutisht asnjë shpjegim, nuk thotë për çfarë plehrash bëhet fjalë, si këto janë prodhuar në Shqipëri apo nëse këto janë importuar në mënyrë ilegale. Opinioni publik ka nevojë të dijë, shteti shqiptar dhe qeveria duhet t’i shpjegojnë qytetarëve se çfarë dreqin ka bërë me 800 ton plehra toksike, çfarë do të bëjë, si ka ndërmend t’i asgjësojë dhe nëse ka aftësi për ta bërë një gjë të tillë?! Me pak fjalë kemi nevojë për transparencë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë të dinë se çfarë po bëhet, sa i madh është ky skandal, kush janë të përfshirë dhe sidomos sa rrezikohet shëndeti publik nga këto plehra toksike”, deklaroi Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bloomberg: 800 ton mbetje të dyshuar toksike po kthehen në Shqipëri
- Kontenierë me mbetje toksike nga Shqipëria, Ministria e Turizmit reagon për Euronews
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë