Shehaj: Rama ka një plan për Thethin, qëllimi i shembjes së bujtinave

14 Korrik 2025 | 14:08

Kreu i Partisë Mundësia dhe njëkohësisht deputet i zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit, Agron Shehaj, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me ndërhyrjet në zonën e Thethit.

Gjatë një interviste për Euronews Albania këtë të hënë, Shehaj u shpreh se Thethi ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi dhe se ndërtimet në atë zonë janë të domosdoshme, por sipas tij, Rama po ndjek një strategji për t’ia hequr kontrollin banorëve dhe për t’i dhënë atyre, që sipas Shehajt, i interesojnë Ramës.

“Ne duhet të bazohemi mbi faktet. Fakti është që Thethi ka një mundësi zhvillimi shumë të rëndësishme, e cila do të ishte mirë të zhvillohej e patjetërsuar dhe pa e prishur atë vend që realisht është i jashtëzakonshëm. Natyrisht që do bëhen ndërtime. Edhe që aty do ketë ndërtime nuk ka asnjë diskutim. Edhe mirë do jetë që të ketë ndërtime, se ai është një aset ekonomik që duhet shfrytëzuar. Çështja është çfarë po ndodh.”- tha Shehaj.

Më tej Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka një plan të qartë për të kontrolluar hapësirat publike, nën justifikimin e lirimit të tyre, duke përjashtuar banorët vendas dhe duke favorizuar oligarkët.

“Edi Rama ka një plan për Thethin. Gjoja për të liruar hapësirat publike, e filloi nga Vlora, pastaj vajti në Theth, duke shembur biznesin e dikujt që Edi Rama thotë ishte kriminel. Në thelb ishte që ai të kapte Thethin.”- theksoi Shehaj.

Sipas tij, përfituesit finalë të ndërtimeve në Theth nuk do të jenë banorët vendas, por të njëjtët oligarkë që, siç thotë ai, kanë zaptuar bregdetin.

“Kush do ndërtojë në Theth, banorët? Jo, s’ka asnjë dyshim. Ata që ndërtuan në bregdet do ndërtojnë dhe në Theth. Janë oligarkët që kanë zaptuar bregdetin dhe ata do marrin edhe këtë.”-tha kreu i Partisë Mundësia.

Shehaj paralajmëroi se, ashtu si në rastin e bregdetit, qeveria po ndjek të njëjtin model edhe për Thethin, duke u përpjekur të kontrollojë resurset natyrore në funksion të interesave private.

“Vendimet që ka marrë Edi Rama, siç ka shfrytëzuar bregdetin, atë do të bëjë dhe me Thethin.” tha ai.

Shehaj bëri një status një ditë më parë në rrjetet sociale, ku tha se pas veprimit të Ramës në Theth fshihet synimi i tij për tja dhënë asetin natyror, oligarkëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026