Shemben disa ndërtime në Shkodër, IKMT aksion për mbrojtjen e brigjeve të lumenjve
IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e godinave të paligjshme në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Aksioni synon mbrojtjen e brigjeve të lumenjve për të reduktuar rrezikun nga përmbytjet.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur aksionin për prishjen e strukturave të paligjshme në zonën ku bashkohen lumenjtë Drin dhe Bunë, në Bashkinë Shkodër.
Që prej mëngjesit, policia ka blinduar rrugën dalëse të Shkodrës, pranë urës së Baçallekut, për të ndërhyrë me forca të shumta policore në kompleksin “Dubai”. Fillimisht, aksioni hasi në rezistencën e pronarëve, por pavarësisht kësaj, policia ndërhyri duke shembur objektin.
Ndërkohë, administratori i kompleksit ka paraqitur një dokument ku ka kërkuar që të hidhet poshtë vendimi i kadastrës për të mos legalizuar këtë objekt, duke e cilësuar ndërhyrjen të paligjshme.
Operacioni parashikon shembjen e objekteve nga 1 deri në 3 kate, si dhe strukturave ndihmëse. Ky aksion synon mbrojtjen e brigjeve të lumenjve dhe menaxhimin më të mirë të burimeve ujore, veçanërisht për reduktimin e rrezikut nga përmbytjet.
Në vijim, priten ndërhyrje edhe në zona të tjera, përfshirë Liqenin e Shkodrës, për të larguar ndërtimet e paligjshme dhe për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të territorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë