Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, Rama anulon takimet në Shkodër

10 Shkurt 2025 | 14:36

Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet e planifikuara në Shkodër dhe është nisur urgjentisht drejt Tiranës pas masës së sigurisë arrest me burg të dhënë nga GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të Partisë Socialiste, si dhe një takim me strukturat e PS-së në Shkodër, të cilat u anuluan për shkak të zhvillimeve të fundit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua këtë të hënë me kërkesë të SPAK.

Ishin agjentët e BKH që mbërritën në ambientet e bashkisë Tiranë dhe i komunikuan masën e sigurisë kryebashkiakut. Më pas Veliaj u shoqërua drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Burime jozyrtare për Euronews Albania bëjnë me dije se një masë sigurie “Arrest në shtëpi” është caktuar edhe për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Kryebashkiaku Veliaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026